Video që ta prek shpirtin/ Shqiptari punon për një copë bukë, tregon si mbledh 50 kg boronica në ditë/ Duart i janë bërë

Bjeshkët në Shqipëri të go dasin me madhështinë e tyre, janë të mahnitshme për nga bukuria, por të vështira për t’u pus htuar.

Mes kësaj bukurie, ndodhet një xhevahir i vogël, në ngjyrë blu të theksuar, i jashtëzakonshëm, unik, magjik, me efekte të mrekullueshme në shëndetin e njeriut, fruti që quhet boronicë.

Boronica ndodhet në zonat më të varfëra të Shqipërisë. Gati 80 % e banorëve sigurojnë të ardhura me boronicën. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar një banor i fshatit Novosejt shfaqet duke mbledhur boronica. Ajo që na bie në sy është mënyra e veçantë e mbledhjes së tyre.

“Kjo që mbledh unë është boronica, i mbledh me këtë krehërin që e kam modifikuar vetë. Mund të mbledh deri në 50 kg në ditë. Më duhet 7 deri në 8 orë për të mbledhur këtë sasi, më ndihmojnë edhe familjarët. Treg ka, por është i dobët. Këtë vit nuk është se ka pasur shumë prodhim”, u shpreh banori.
Sipërfaqja më e madhe me boronicë ndodhet në Qarkun e Kukësit në Bjeshkët e Shishtavecit, Cajës ,Kolesjanit dhe Bicajve Ndërsa në Tropojë pothuajse të gjithë bjeshkët kanë frutin e Boronicës.

Bir cevap yazın

E-posta hesabınız yayımlanmayacak. Gerekli alanlar * ile işaretlenmişlerdir